Group exhibition curated by Elian Stefa / Galeria e Bregdetit / Albania 2020
Artists: Ledia Kostandini / Theo Napoloni / Sead Kazanxhiu
Alb: Ledia Kostandini, Theo Napoloni, dhe Sead Kazanxhiu janë tre artist me prejardhje nga jugu i Shqipërisë. Gjë e cila ndoshta shprehet në lirinë e gamës së gjerë të ngjyrave që ata përdorin, por çfarë i bashkon më shumë është përkatësia e tyre në një gjeneratë artistësh që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës në tranzicionin 30 vjeçar shqiptar.
Artefakte të pejzazhit urban dhe jo vetëm, vëzhgohen me një vëmendje të veçuar nëpërmjet dekontekstualizimit të këtyre objekteve, duke nxjerrë në pah ironinë e situatave shpesh herë absurde që ka prodhuar kjo periudhë, por edhe një melankoli te dyshimtë për një mënyrë jetese që shumë shpejt rrezikon të shuhet së ekzistuari.
Me këtë projekt GALERiA e BREGDETiT fillon një seri ekspozitash të cilat vënë vëmëndjen tek Jugu Global si pozicion fizik por dhe sociopolitik, duke u dhënë mbështetje artistëve të "Jugut".
- Kuruar nga Elian Stefa
Comments